Afrim DEMIRI
NË SHESHIN E SHKUPIT
Kur të shkosh në Shkup
Ruaju
Në kopshtin e përmendoreve
të prêt gracka e ngrehur
e historisë
Luanët e fjetur zgjohen
dhe mund të të marrin
për dresues
Hingëllima e kuajve
të betejave të huaja
t’i trembin fëmijët
në hulajë
Nga rreshti i statujave
dikush ta fërfellon shpatën
para syve
Ndonjë tjetër të merr
në shënjestër
Nuk mjaftoka
ta kapërcesh Vardarin
ta njohësh fqiun
U dashka ta kapërcesh
marrëzinë
shifra : “Gracka”