Gjilan

Pogragjasit për pogragjasit edhe për Festën e Bajramit të Madh

Me moton “ Bashkë më lehtë i kalojmë vështirësitë e kësaj kohe”, Shoqata “Pogragja” , ka ndihmuar me pako ushqimore edhe 29 familje pogragjase me gjendje më të vështirë ekonomike.

Të nderuar pogragjas dhe anëtarë të shoqatës si dhe kryesi e Shoqatës “Pogragja”, me kënaqësi ju njoftojmë që ashtu siç keni dashur ju dhe ata që kanë dhënë mjetet për aksionin – ndihmë familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike, të premten dhe të shtunën janë ndihmuar 29 familje pogragjase me pako ushqimore në vlerë 30 €.

Ky aksion i treti brenda një kohe të shkurtër i cili është realizuar bashkë me kryesinë e Këshillit ka bërë që edhe këto familje për Festën e Fiter Bajramit t’i kenë sofrat me më shumë begati dhe ta ndiejnë atmosferën e festës, sidomos fëmijët e këtyre familjeve. Gjithashtu, ju njoftojmë, se gjatë këtyre dy ditëve pos 29 familjeve të ndihmuara nga Shoqata, ka pasur edhe ndihma tjera. Kështu dhjetë familje tjera janë ndihmuar me pako ushqimore nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe dhjetë familje tjera me pako ushqimore janë ndihmuar nga market “Dini”. Të nderuar pogragjas dhe anëtarë të shoqatës “Pogragja”, sikur edhe herën e kaluar, familjet e ndihmuara janë përzgjedhur në bashkëpunim me Kryesinë e Këshillit të fshatit., të cilët falënderojnë shoqatën për humanitetin e vazhdueshëm. Jemi të bindur që nga ky aksion i mundësuar nga vëllezërit tanë mërgimtarë, janë ndihmuar të gjitha familjet nevojtare pogragjase, të cilat janë falënderuese për Shoqatën “Pogragja” e cila në vazhdimësi po u del në ndihmë atyre. Në emër të shoqatës, jemi të lumtur që po i bëjmë një shërbim modest këtyre familjeve në këtë kohë pandemie e cila ka ndikuar shumë në përkeqësimin e gjendjes së tyre ekonomike. Shoqata falënderon , gjithë vëllezërit tanë pogragjas që kontribuuan në aksionet e shoqatës dukje sjellë gëzim e hare në këto familje. Vlen të përmendet, që gjatë dy muajve të fundit Shoqata ” Pogragja” në tri aksione humanitare ka ndihmuar me pako ushqimore 61 familje pogragjase të cilave për

shkak të pandemisë u është përkeqësuar edhe më shumë gjendja ekonomike dhe është shtuar numri i familjeve që kanë nevojë për ndihmë.

Kryesia e Shoqatës “Pogragja” dhe koordinatori , Sami Durmishi.

You Might Also Like