Gjilan, 2 dhjetor 2017
Të shtunën n’Dymbëdhjetë, në holin e Bibliotekës së re të Gjilanit, gjithçka ishte gati, publiku i “Vjeshtës letrare” me krijues e artdashës nga Gjilani e Anamorava, stafi organizues i Ars Clubit “Beqir Musliu” si dhe ai i Bibliotekës, referuesit, deklamuesit .. madje dhe protagonisti i veprimtarisë vijuese të edicionit të tetë, shkrimtari Agim Gjakova, krijimtaria e të cilit ishte në agjendën e vlerësimit. Mungonte vetëm studiuesi nga Tirana, Behar Gjoka, shkaku i reshjeve dhe vërshimave që kishin pllakosur hapësira të shumta nëpër Shqipëri. Një mungesë e justifikueshme, megjithëse vështrimin për prozën e Agim gjakovës, dramën si dhe publicistikën, na e kishte dërguar dhe, atë do ta lexonte gazetarja e Radio kosovës, vera Pelaj. Ashtu ishin marrë vesh dhe, ashtu u bë.
Pas hapjes nga ana ime dhe përshëndetjes nga drejtori i Bibliotekës, Qazim Azizi, pasoi hyrja si dhe shënimet për jetën e autorit dhe krijimtarinë e tije cila kapërthen një periudhë prej 65 vitesh nga gjithsejt 82 vitet e Agim Gjakovës.
Ai, ndihej pak i emocionuar, i befasuar nga një auditor i zgjedhur dhe tejet kurreshtar. Ishte hera e parë që në një takim publik letrar po vlerësohej krijimtaria e tij në Kosovë dhe, pikërisht në Gjilan.
Kimete Ibrahimi paraqet letërnjoftimin për autorin, një letërnjoftim dhimbjeje e, krenarie për një ecje vertiukale nëpër vite.Situatën e zbut poezia e deklamuar me zërin e bukur të Xhezide Selimit.
Pastaj, ngritet prof. dr, Anton Nikë Berisha, romansier, poet e studiues i njohur i letërsisë shqipe, përzgjedhës i poezisë së Agim Gjakovës, nën titullin “Gërmim në etje”, një titull tepër simbolik. Po, edhe një përzgjedhje e shkëlqyer nga opusi poetik, thuaja i plotë i autorit.
Auditori tepër i kulturuar dhe i vëmendshëm, ndjek ligjëratën e profesorit, i cili vë në spikamë pikat më të forta të poezisë së Agim Gjakovës, origjinalitetin, artistikën nëpër një dhembje e mallëngjim të parreshtur nëpër kohë.
Sërish situatat zbuten me deklamim vargjjesh.
Radha i vjen studiuese4s së re, Kosovare Krasniqit. Ajo prekë lajtmotivin kryesor të poezisë së Agim Gjakovës, Kosovën. Një temë e ndjeshme, e trajtuar nëpër kohë përmes vargjesh dhe tash, shqyrtimit kritik.
Për ta ilustruar para auditorit gjithë atë mbarështrim të thukët të Kosovares, Kimetja lexon poezinë “Erdhe moj nënë nga Gjakova”.
Publiku, i mbërthyer vargjesh, përpak harron duartrokitjet…
Pastaj radha i vjen, Verës. Ajo paraqet shkrimin e Behar Gjokës për një serë romanesh, dramash, tregimesh…
Kryeprotagonisti më afrohet për t’më thënë diçka, me zë të ulët. “thuaj le ta shkurtojnë pak, spëku pjesën e dramës dhe të publiciistikës”.
Si t’i them, më vjen keq t’i ndërhyj, i them. Dhe ai pajtohet, ndërsa Vera vazhdon leximin përmes një zëri radiofonik që tërhiqte publikun për ta përcjellur me andje.. Vullnetshëm e mënjanon Publicistikën, një seri shkrimesh për ngjarje të ndryshme nëpër të cilat kaloi kombi ynë në këtë gjysmëshekulli.
Dhe, vie momenti, pas edhe një deklamimi që të ngritet vetë Autori, me atë trup të drejtë, vital e, buzëqeshjen e tij të natyrshme e cila gjithnjë shoqërohet dhe me ngapak humor.
Të pranishmit, sy e veshë, sikur duan ta memorojnë çdo fjalë të tij, çdo pjesës jete të kaluar, qoftë me jetën fëmijërisë në Gjakovë, përcjellur me plagët e thella që i la Lufta e dytë Botërore, gjëmat e së cilës ende na buçasin nëpër ndërdijen e kombit. Apo me atë episod të hidhur gjatë studimeve të ndërprera në Beograd, deportimin në Shqipëri… që zgjati me gati dyzet vjet mungese në Kosovë… E kështu, derisa i vuri pikën Fjalës së tij me një “faleminderit’ nga zemra.
Nuk na mbeti tjetër pos, t’i dëshirojmë shnet e jetë dhe, ushtrim të mjeshtrisë së tij në të shkruar. Dhe, t’ia lëmë radhën publikut, atyre që na kishin përcjellur me aq përkushtim mbi një orë e sa, për ta përshëndetur me shtrëngim duarsh, me përqafimime si dhe fotografimesh të shumta sepse, koha ndryshe nuk zihet, as nuk ndalet përgjithmonë në një çast që, gjithmonë do të mbetet kështu siç ishim sot, më 2 dhjetor 2017 në Gjilan.