Futboll

Fusha e futbollit që (s’)po e ruajmë

Deri para tri dite, fusha e futbollit në Stadiumin e Qytetit në Gjilan konsiderohej si më e mira në Kosovë. U desh të kalojnë këto tri ditë, të vije kryendeshja e stinorit Gjilani – Drita dhe të shihet se si një fushë e tillë u shndërrua në të atillë të mbuluar me baltë, ku topi vështirë rrokullisej, ku lojtarët u bënë shkret nga balta e para portierëve fusha ishte shdërruar në puse, ku topi ndalej tërësisht.

U deshën dy ditë me shi që fushën në Gjilan t’a mbulonte uji dhe të premten u desh të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Flamurtari dhe u bë me dije se në kryendeshjen e të dielës fusha do të jetë e rënduar. Kjo, sikur nuk u bëri përshtypje ekipeve dhe ato zhvilluan edhe nga një stërvitje në fushën kryesore dhe balta e mbuloi fushën.

Kryendeshja, që mbledh shikueshmëria të madhe, që është shumë interesante edhe për mediumet ato vendase dhe të huaja, sikur u zbeh nga terreni i papërshtatshëm për lojë, megjithëse shikuesit në tribuna dhe lojtarët në fushë dhanë maksimumin. Çfarë deklaruan dy kryetrajnerët për gjendjen e fushës. Bekim Isufi, kryetrajner i Dritës ka deklaruar se fusha e tillë e ka penguar ekipin e Dritës, sepse Gjilani e pati më të lehtë të mbrohej. Terreni i ka shkuar për shtati Gjilanit, kurse unë mendoj se organizatori është dashur të ndërmarr masa që të mbrohet terreni dhe ndoshta fusha ka pasur mundësi që të mbrohet me najlon, apo me mjete të tjera që të ruhet fusha. “Neve nuk na konvenon një fushë e keqe dhe u pa se në pjesën e parë sa fusha ishte pak më e mirë ne luajtëm më mirë e më pas ishte më vështirë”, tha Isufi.  Për Arbnor Morinën, loja është dashur të luhet edhe në kushte të tilla dhe vendimi duhet respektuar. Sipas tij, se përse është fusha në këtë gjendje pyetja duhet drejtuar atyre që e kanë për obligim që ajo të mrëmbahet dhe ata e dinë më së miri  dhe e mira e së mirës është që askush nuk u lëndua në këtë fushë.

E punëtorët që e mirëmbajnë fushën që nga e premtja janë munduar që t’a mirëmbajnë atë. Ata janë parë teksa largojnë ujin me anë të cisternave, ngase shiu kishte rënë pa ndërprerë, derisa pikërisht në një mot të tillë, doli që fusha të jetë më e ngarkuara.

Kryendeshja kaloi, por fusha e përbaltur mbeti, e cila pritet të rëndohet edhe më shumë në ditët në vijim, ngase të martën do të zhvillohen ndeshjet për kupë, kurse për këtë kupë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan do të zhvillohen tri ndeshje radhazi: të marten Gjilani – Rinia, të mërkurën Drita  – Feronikli dhe të enjten Vllaznia – Llapi.

You Might Also Like