Futboll

Pos Gjilanit, fitoi edhe futbolli

Arbnor Morina, trajner i Gjilanit, që një pjesë të lojës e ka përcjellë nga tribunat, është ndarë i kënaqur me fundin e ndeshjes, ngase ekipi i tij ka ngadhënjyer.

„Nuk jam idhëtar të them fitoi Gjilani e humbi Drita, por ka fituar futbolli. Të dy ekipet treguan lojë të bukur e ne ishim më të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, andaj edhe konkretizuam një rast. Unë isha i nervozuar me disa vendim të gjyqtarit dhe për përjashtimin tim u kërkoj falje tifozërive, por mendoj se faji nuk është i imi dhe këtë do t’a ruaj për vete”, ka thënë Arbnor Morina, që shtoi se edhe ai është prej mishi e gjaku. Ai tha se luajtën hapur dhe në fund u gëzuan e ka mundur të gëzohet edhe Drita, por është i lumtur që fitoi futbolli.

You Might Also Like