Viti

Pozharani përfaqësohet me tre asamblistë në Kuvendin Komunal edhe pse ka mundur të ketë më shumë

Edhe pse bazuar në numrin e  madh të votuesve që ka Pozharani  si lokalitet i madh në komunë, edhe në këto zgjedhje Pozharani do të përfaqësohet me vetëm 3  asamblistë dhe atë dy femra dhe një mashkull në vend se aty të jenë së paku edhe 3 këshilltarë të partive të ndryshme.Pra, është për t’u habitur se si tek ne po ndahen votat duke mos patur kujdes  se  si duhet të votohet. Ndryshe, përbërja e re e Kuvendit komunal i Vitisë do të ketë këtë përbërje : 11 këshilltarë nga LDK, 8 nga VV, 7 janë nga radhët e PDK-së dhe 1 këshilltar nga AAK, e të themi edhe këtë se qytezën e Pozharnit në këtë përbërje  të Kuvendit të ri e përfaqësojnë 3 asamblistë e ata janë : Majlinda Ostërgllava, Ilir Zuka / LDK/ dhe Zyrafete Rama /PDK. Aziz Zuka

You Might Also Like