Edhe pse Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku tash e një kohë të gjatë po përpiqet t`i rrëmbejë të gjithë talentet kosovarë që luajnë nëpër Evropë, disa nga këta për çudi janë harruar! Njëri nga këta talent është padyshim edhe 19- vjeqari Din Syla I cili është nga Pozharani I Vitisë, por që jeton në Belgjikë. Ky futbollist i talentuar si duket është “harruar” nga përzgjedhësi Bunjaku pasi nuk është ftuar fare edhe pse sipas fjalëve të tij por edhe të prindit –babait Januz Sylës, ai ka pritur me padurim që të veshë fanellën e Kosovës. “Mosgrumbullimi i tij lirisht mund të thuhet se është një dështim që nuk mund të falet” ka thënë prindi Januz Syla, sepse ai tashmë ka marrë ftesë nga përfaqësuesja U 19 e Belgjikës.
Syla nuk ka marrë asnjë ofertë nga përzgjedhësi Bunjaku. Mesfushori me tipare sulmuese, së fundmi është ftuar nga Kombëtarja e Belgjikës U-19 dhe pritet të luaj ndeshjen e parë kundër Suedisë më 23 mars në kuadër të kualifikimeve për Evropianin. Përveç Suedisë, Syla do të ballafaqohet edhe me U-19 e Italisë dhe Irlandës, ka thënë Januz Syla. Aziz Zuka