Futboll

Zuzaku starton suksesshëm

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës, që ka zënë vendin e të suspenduarit Ismet Munishi, ka startuar suksesshëm duke nxjerrë një pikë në ballafaqim me kampionin në fuqi, Feroniklin nga Drenasi. Drita ka luajtur një lojë të mençur dhe me më pak fat ka mundur të kthehet me gjah të plotë, por në këtë qëllim njëherë i ka penguar edhe shtylla.

Drita sidomos pati epërsi në fushë që nga minuta 67, kur Mendurim Hoti i vendasve pas një ndërhyrje të palejueshme u dënua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Pas këtij momenti, Drita sulmoi edhe më tepër dhe Dren Gashi në minutën 78 e qëlloi shtyllën. Drita pati edhe raste të tjera, siç pati shumë raste edhe Feronikli, por deri në fund rrjetat mbetën të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

You Might Also Like