Viti

Qyteza e Pozharanit me shumë probleme që kërkojnë zgjidhje  emergjente nga komunarët e Vitisë

 

Në takimin e mbajtur të Këshillit të këtij lokaliteti mbrëmë në Pozharan, anëtarët e këtij këshilli kanë ngritur shqetësimet  në emër të banorëve  me problemet që po ballafaqohen  çdo ditë  qytetarët pozharanas. Në këtë takim i cili është kryesuar nga kryetari i këtij forumi Ilir Zuka,anëtarët e këtij Këshilli në diskutimet e tyre kanë ngritur shumë çështje me të cilat po përballët ky lokalitet duke e ngritur zërin rreth, disa padrejtësive që po i bëhen këtij lokaliteti e në radhë të parë me mospërmbushjen e premtimeve nga kryetari Haliti,për përfundimin e punëve në rinovimin e Stadiumit të futbollit pasi siç dihet ky klub ka arritur pikën më të lart të inkuadrimit në super ligë, por gjendja shumë e keqe në këtë stadium ka bërë që banorët e Pozharanit të mos kenë parë as një ndeshje në terrenin e tyre.

Ne të gjithë u gëzuam kur dy vite më parë filloi rivializimi i këtij stadiumi, por ky gëzim qe jetë shkurtë, pasi punët e filluara ngelën në vend,u ndërtua vetëm objekti përcjellës që edhe ky mbeti në gjysmë.

U kërkua nga kryetari  Sokol Haliti, që sa më parë të filloi punimet,pasi afati i fillimit dhe i pranimit është shumë afër dhe mos ta qoi poshtë mundin e të gjithë donatorve dhe djersën e derdhur të lojtarëve.

Si problem tjetër na doli edhe rregullimi i trotuarit në lagjen Zuka- Halabaku, ku përveç që po zvarritin punët, ne jemi shumë të brengosur me punën që është duke kryer kjo kompani, sepse gjithçka tjetër mund ti thuhet për veç trotuar, prandaj kërkojmë nga mbikqyersi që të del në vendin e ngjarjes dhe të shef nga afër punën se si po kryhet”, u tha në këtë takim.

Administratori Ilir Zuka ka kërkuar edhe një bashkëpunim me policinë e Vitisë që ardhja e bashkëatdhetarve tanë të jetë siç i ka hije, duke ju ofruar siguri në trafik e kudo tjetër.

 

Gjendja e mirë nuk është as në fushën e sportit e shkollës, ku pas ndërtimit të disa tribuna me beton ,aty po rrezikohet jeta e fëmijëve,pasi këto tribuna kanë nevojë të thuren me rrethoja që fëmijët të ndihen të sigurt. Problem tjetër Zuka ka shtruar  edhe gjendjen momentale e varrezave që janë në gjendje të mjerueshme dhe kërkoi nga këshilli i Pozharanit dhe ai i xhamisë të gjendet një zgjidhje sa më pare.

Këshilli i Pozharanit iu dëshiron mirëseardhje bashkëatdhetarëve tanë që këto dit’ priten të arrijnë në familjet e tyre dhe duke bërë me se  do të kemi takime edhe me ta për ti marrë sugjerimet e tyre. Aziz Zuka

You Might Also Like