Me praninë e tifozëve “Skifterat”, por jo edhe të “Intelektualëve”, Gjilani e Drita kanë zhvilluar një pjesë të parë interesante, në të cilën Drita e pati topin më shumë në pronësi, por rastet më të mira i pati Gjilan.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndonëse në minutën e parë Açka rrezikoi nga largësia, por Smakiqi dëboi topin jashtë vijës fundore. Gjilani pati rast të mirë edhe në minutën 26 kur Bajrami për pak sa nuk ka realizuar, kur ka gjuajtur në brendi të zonës, por Smakiqi me mund të madh e ka dëbuar topin mbi transversale. Drita u mundua q të krijojë raste, por gjuajtjet e sulmuesve të tyre rëndom u bllokuan.
Rastin më të mirë Drita e pati në minutën 55, kur i vetmuar para portës ishte Ajzeraj, i cili u pengua dhe u rrëzua e në topin e dëbuar gjuajti furishëm Baftiu, i cili qëlloi Ajzerajn e shtrirë dhe nga aty topi u përplas në tërthorëse dhe doli jashtë.
Në minutën 60 pas një harkimi gjuajti Bilalli, por gjuajtja e tij u bllokua nga Besnik Krasniqi dhe shkoi jashtë fundores. Në minutan 64, pas harkimit nga e majta të Baftiut, Besnik Krasniqi gjuajti me kokë, por topi shkoi jashtë portës.
Në minutën 67, pas një shpërthimi të Jasharit nga e djathta, ai harkoi në brendi, kurse Blerim Krasniqi, me mjeshtri e futi topin në rrjetë për 0:1. Drita pati rast të mirë për të dyfishuar rezultatin, por Baftiu nga një pozitë e mirë gjuajti drejt në portierin.
Gjilani shumë lehtë ka mundur të barazojë në kohën shtesë, por Shend Kelmendi nga një pozitë ideale gjuajti drejt në portierin Smakiqi. /kryelajmi.com/.