Futboll

Ramadani: Përballja Drita – Ballkani mund të përcaktojë shumëçka

Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të mes FC DRITA dhe FC Ballkani do të zhvillohet nesër e mërkure, ora 13:00.
Trajneri Ramadani thekson se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë, por FC DRITA ende nuk e ka ngritur flamurin e bardhë.
“Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse FC Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim maksimumin për objektivin e kësaj ndeshje. Mund të them se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë. Kemi përballë një skuadër cilësore, por gjithmonë duke pasur besim te ekipi im te futbollistët e mi. Sa i përket ndeshjes do të jetë një derbi i vërtetë, një derbi ku mund të vendos një detaj dhe ai shpresoj të jetë në favor tonë dhe në fund t’i gëzohemi fitores”, theksoi Ramadani.
Trajneri Ramadani thotë se me fitoren tonë nesër do të hapeshin edhe aspiratat për skuadra të tjera.
“Ne dalim me fitu ndeshjen. Opsion i vetëm është për të dhënë maksimumin, për të menagju sa më mirë situatat, rezultatin. Me një fitore tonën do të rriteshin apetitet edhe te skuadrat tjera. Duke e pas besimin në maksimum dhe duke e dit punën e mirë që po e zhvillojmë, e sinqertë dhe pa dyshim do na bjen edhe suksesin. Jemi në hap, kam besim te djemtë dhe fitorja ndaj tyre nesër nuk do të niset pranvera me aq komoditet dhe edhe skuadra të tjera do të kenë mundësi kreun e tabelës”, përfundon timonieri ynë.
Ndeshja FC DRITA – FC Ballkani do të zhvillohet nesër, ora 13:00 në Stadiumin Sintetik (te rrethi).

You Might Also Like