Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit, i dedikova medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
Kontributi i Shkëlqësisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashyler të historisë britanike, shqiptare dhe botërore.
Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi.