Te ndryshme

Kompania “Wolf GmbH” në Gjermani bashkon punëtorët e saj për festat e fundvitit  

Kompania “Wolf GmbH” në Gjermani bashkon punëtorët e saj për festat e fundvitit  

Është bërë e zakonshme që në fundvit, bizneset e sukseshme të festojnë sëbashku për të arriturat e tyre gjatë vitit. 

 

Njëra ndër bizneset më të sukseshme në Gjermani “Wolf GmbH”, nën udhëheqjen e njeriut të parë të këtij biznesi, Ukë Blakaj, janë mbledhur punëtorët e kësaj kompanie të festojnë festat e fundvitit. 

 

Gjatë kësaj atmosfere të këndshme u shtrua një darkë festive me të gjithë punëtorët. 

 

Njeriu i parë i kësaj kompanie dhe njeri ndër afaristët më të sukseshëm në shtetin e Gjermanisë, Ukë Blakaj, ka falenderuar çdo punëtor për kontributin e tyre. 

“Ju jam mirënjohës çdo punëtori të cilët me punën e juaj dhe me angazhimin e juaj  në “Wolf GmbH”, kjo korporat është bërë emer i respektueshëm si në shtetin e Gjermanisë poashtu edhe në shtetin e Kosovës. Pa ju të nderuar  

punëtor, nuk do të kishim arritur qëllimin, dhe nga zemra ju falenderoj për kontributin e juaj”, ka bërë të ditur Ukë Blakaj. 

You Might Also Like