Sportet me dorë

Reagon HC Drita: Rinor Selmanit iu mohua epiteti golashënuesi i vitit

Hendboll Club “Drita” përmes kësaj komunikate për shtyp reagon ashpër në lidhje me zgjedhjen e “Laureatëve të Vitit 2018” nga Federata e Hendbollit e Kosovës, me ç’rast në mënyrë të padrejtë i ka mohuar epitetin e golashënuesit të vitit hendbollistit të HC “Drita”, Rinor Selmani.

Gjatë edicionit 2017/18 hendbollisti Selmani ka realizuar gjithsej 247 gola, duke qenë njëherit larg vendit të dytë dhe të tretë, të cilët quditërisht as ata nuk e morën epitetin e golashënuesit të vitit (për këtë ofrojmë dëshmi).

Epiteti i golashënuesit më të mire i takoi Deniz Terziqit nga KH Kastrioti, i cili gjatë një edicioni realizoi 191 gola.

Duhet të potencojmë që nuk kemi asgjë kundër hendbollistit Terziqi dhe klubit të tij aktual ku ai jep kontributin e tij, por thjeshtë ngrejmë shqetësimin në lidhje me ndryshimin e kriteriumit për zgjedhjen e golashënuesit më të mirë, pasi një vit më herët ky epitet i takoi hendbollistit të HC “Drita” Gëzim Misini, i cili kishte realizuar 262 gola në vitin kalendarik 2016/17 (për këtë ofrojmë dëshmi).

Kërkojmë nga organet kompetente në FHK që të ndryshojnë këtë vendim dhe ti japin çmimin e merituar hendbollistit Rinor Selmani, pasi që vlera e këtij çmimi në të kundërtën do të zbehet shumë.

HC “Drita”
21 janar, 2019

You Might Also Like