Futboll

Rexhepi: Humbëm, por kemi mundur të fitojmë

Xhingiz Rexhepi, kryetrajner i Feroniklit ’74, pas humbjes 0:2 nga Drita ka deklaruar:

“Mburrem me futbollistët e mi, ata treguan karakter. Nuk e merituam as barazimin, por vetëm fitoren. Patën shumë raste, i humbëm ato e humbëm edhe penaltinë. Një lojë shumë e mirë, e analizuam mirë Dritën, por Drita pati fat dhe patën edhe cilësi. Me lojë ishim më të mirë. Po kalojmë formë të mirë, por po hasim në vështirësi. Është një skuadër e re e ndëërtuar dhe na duhet kohë për të bërë punën  tonë. Po kemi shumë raste e kundërshtarët do t’i marrim një nga një. Na duhen pikë, deri tash nuk patëm fat dhe besojmë se në të ardhmen do të kemi më shumë fat.”/kryelajmi.com/

You Might Also Like