Libri

SHKRIMTARJA NGA SARANDA, NATASHA XHELILI ËSHTË FITUESE E ÇMIMIT TË PARË PËR TREGIM, “FLAKA E JANARIT” 2024

Deshifrohet dhe fituesi i çmimit të parë për tregim, në konkursin anonim letrar, “Flaka e Janarit” 2024.
Shkrimtarja nga Saranda, Natasha Xhelili është autore e tregimit fitues, “Në autobus”.
Ditë më parë janë publikuar dhe emrat e pesë krijuesve, fitues të këtij konkursi në shkallë kombëtare.
Autorët e tri tregimeve më të mira janë: Natasha Xhelili, vendi i parë, Hevzi Mustafa ( GJilan ), vendi i dytë dhe, Linditë Doda, (Burrel), vendi i tretë.
Ndërsa autorë të poezive fituese, dolën të jenë: Naime Beqiraj (Pejë) , vendi i parë, Sabit Bajraktari ( Suharekë – Itali ), vendi i dytë dhe Kadri Mehmeti ( Skenderaj ), vendi i tretë.

Krijimet e shpërblyera si dhe ato të tjerat që janë propozuar nga Juria, e që iu dihet autorësia, do të botohen në numrin 42 të revistës letrare AGMIA.

You Might Also Like