Gjilan

Shtyhet seanca e Kuvendit Komunal

Seanca e pestë e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë që të mbahet sot, është shtyrë për disa ditë. Në rend dite të kësaj seance, kanë qenë raporti i punës për vitin 2016 i kompanisë “Ecohigjiena”, e cila funksionon në partneritet publiko-privat si dhe raporti i Komisionit komunal për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se në bashkëpunim me shefat e grupimeve politike që përfaqësohen në vendimmarrjen komunale, janë dakorduar që seanca e sotme të shtyhet për disa ditë, për shkak të mungesës së Bordit të Aksionarëve të ndërmarrjes “Ecohigjiena”, që do të duhej të raportonte për punën njëvjeçare si dhe mungesës, po ashtu, edhe të kryetarit të Komunës.

Propozimi për shtyrjen e seancës, për këto arsye, u përkrah edhe nga anëtarët e Kuvendit.

Kryesuesja e Kuvendit, në konsultim me shefat e grupeve politike, do ta caktojë ndërkohë datën tjetër të mbajtjes së kësaj seance.

 

You Might Also Like