REAGIM
Me shqetësim po ndjekim lansimin e informacioneve të pasakta nga gazetarë sportivë, të cilët në kurriz të klubit tonë të zemrës mundohen të paraqesin ekskluzivitetin e tyre!
Lajmi se treneri Mezani ka përfunduar rrugëtimin e tij me klubin tonë dhe se dikush tjetër është emëruar, nuk është asgjë tjetër përveq se një lajm me tendencë për të trubulluar atmosferën para ndeshjes së fundit kampionale dhe vendimtare për nga rëndësia e mbetjes në superligë!
Përkundër dëshirave tuaja dashakeqe, edhe kur të ikën një ditë, Mezani do të vazhdon të jetë pjesë e familjes tonë përherë, iu pëlqeu apo ajo ai do të mbetet ikonë e proceseve dhe rrugëtimeve më të vështira që bashkarisht i rrugëtuam!
Gjilani dhe Skifterat janë dhe do të mbeten përherë familja dhe shtëpia e dytë për Mezanin!