Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ kanë filluar të mbahen provimet e afatit të Prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020.
Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësime Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.
Po ashtu secili studentë por edhe profesorët janë pajisur me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues.
Ndryshe Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejoj Afatin e Prillit për paraqitja e dy provimeve.