Gjilan

Sylejmani: Punët e izolimit dhe të nyjeve sanitare në shkollën “Rexhep Elmazi” drejt përfundimit, viti i ri shkollor do të fillojë me kushte më të mira për nxënësit

Sylejmani: Punët e izolimit dhe të nyjeve sanitare në shkollën “Rexhep Elmazi” drejt përfundimit, viti i ri shkollor do të fillojë me kushte më të mira për nxënësit

Gjilan, 22 gusht 2022 – Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, kanë vizituar punimet e izolimit dhe nyjeve sanitare, në shkollën “Rexhep Elmazi”.

Drejtoresha Sylejmani ka bërë të ditur se përpos në shkollën “Rexhep Elmazi”, është duke u punuar edhe në shkollat tjera si, “Ramiz Cernica”, “Musa Zajmi”, “Thimi Mitko”, “Mehmet Isai” etj., derisa ka konfirmuar se më 1 shtator do të jetë gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor në kushte më të mira.

“Në shkollën “Rexhep Elmazi”, në kuadër të programit për efiçiencë të energjisë elektrike, është duke e u bërë izolimi dhe nyjet sanitare. Puna po shkon shumë mirë, jemi duke monitoruar në vazhdimësi procesin e punimet për t’u siguruar që çdo të jetë sipas standardeve. Synojmë që punët të kryhen para fillimit të vitit të ri shkollor në mënyrë që nxënësit të fillojnë mësimin me kushte shumë më të mira”, ka thënë Sylejmani.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci, ka thënë se kanë parë nga afër intensitetin e punimeve në këtë shkollë, duke thënë se së bashku me Komisionin përkatës i kanë paraqitur disa vërejtje në mënyrë që të përmirësohen disa aspekte.  ​

You Might Also Like