Në kampionatin Mesdhetarë të karatesë që do të mbahet me 22-24 të ketij muaji në qytetin Limassol të Qipros do të marrin pjesë 8 karateistë nga qyteti i Gjilanit. 8 karateistët e Gjilanit të cilët do të mbrojnë ngjyrat e Kombëtarës së Kosovës janë Elorinë Musliu, Hatixhe Zejnullahu, Lorinda Sejdiu, Betim Maliqi, Fortesa Orana Endrit Beka, Benjamin Shabani e Elhami Shabani ndërsa trajner do të jetë Alban Beqiri. Trajneri Alban Beqiri, para nisjes e cila do të bëhet nesër në dy grupe ka theksuar. “Të gjithë karateistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të përgaditur maksimalisht për këtë garë mesdhetare e cila është një garë shumë e fortë por ne kemi shpresat te karateistët tanë të cilët do të kthehen me medalje e me titull të kampionit”. Siq bëhet e ditur ekspedita e Kombëtarës së Kosovës drejt Qipros me staf teknik e karateist numron gjithësej 40 pjesëmarrës.