Anamorava, kjo pjesë e Kosovës, është e pasur me trashëgimi kulturore, si nga ana arkeologjike, arkitekturore po edhe shpirtërore.
Kjo po vërehet dukshëm edhe nga rivlerësimi i Listës së kësaj trashëgime prej ekipit, i cili përmes Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, gjatë kësaj periudhe kohore është vazhdimisht e pranishme në terren.
Pavarësisht se investimet e deritashme nuk ishin në përputhje me nevojat e objekteve në terren.
Pamjet që po ua sjellim, dëshmojnë se vëmendja institucionale është e domosdoshme.







