KRONIKË E ZEZË

Traktoristi humbi jetën

“Sot më 25.08.2022  rreth orës 11:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Stanqiq të Komunës së Gjilanit në mal, një person i moshës 47 vjeçe, ka qenë duke prerë dru dhe gjatë tërheqjes se drunjve, traktori është rrokullisur dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka bërë me dije, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

Lidhur me këtë rast janë njoftuar menjëherë patrulla, ndihma e pare dhe njësiti përkatës.

 “Mjeku në vendin e ngjarjes ka mundur vetëm ta konstatoj se personi është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në IML në mënyrë që të zbardhen e vërteta e këtij rsti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani 

You Might Also Like