Libri

“Trekëndëshi poetik i paqes” sivjet në epiqendër të vlerësimit, rileximit si dhe përkushtimit e ka shkrimtarin gjilanas Beqir Musliun

Manifestimi Rajonal i Poezisë, TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”, Kësaj here në epiqendër të vlerësimit, rileximit si dhe përkushtimit e ka shkrimtarin gjilanas Beqir Musliun, në 25 vjetorin e ndërrimit të jetës.
Në vazhdën e këtij përkushtimi është edhe revista e Manifestimit, që hapet me një poezi të këtij shkrimtari të shquar shqiptar, , i pasuar dhe me dy përkushtime tjera poetike nga shkrimtari gjilanas, tashmë i ndjerë, Musa Ramadani po edhe nga poeti mërgimtar, Faruk Tasholli si dhe dhjeëra poetë të tjerë nga kjo trevë e Ballkanit perëndimor që jetojnë e veprojnë në vendet e tyre apo dhe nëpër botë.
Me poezi vlerash të mirëfillta nderohet jo vetëm Beqir Musliu po, edhe Musa Ramadani, Ramadan Musliu, Hasan Hasani e Agim Mato.
Revista e Manifestimit TREKËNDËSHI POETIK I PAQES, do të jetë e gatshme dhe do të paraqitet me 12 qershor, pikërisht në Ditën e Lirisë e paqes për Kosovën, në Grykën e Karadakut, afër Trekëndëshit kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni e Veriut, bashkë dhe me një libër nga Grup Autorësh, me shkrime kritike për krijimtarinë letrare të Beqir Musliut, me titull NË PESHOREN E VLERËSIMIT LETRAR, të cilën enkas për këtë përvjetor e botoi shtëpia botuese “BEQIR MUSLIU” nga Gjilani…mbështetur pjesërisht dhe nga Komuna e Gjilanit ( e besojmë dhe presim që këtij nderimi t’mos i ndahet as MKRS-ja).

You Might Also Like