Futboll

“TriBar-Euroshop”- fitues i finales së garave të “2 korrikut”

Garave të finales së turneut në futboll të vogël ” 2 korrikut” që organizohët tradicionalisht për nderë të kësaj dite i paraprin lojërat e Juniorëve, Veteranëve të OVL e UÇK-së dhe Veteranëve të Futbollit nga Komuna e Vitisë. Ndeshja miqësore për nder të 2 dhe 4 korrikut u luajt në mes KFOR – Komuna.

Me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua kryetari i Komunës z. Sokol Haliti, përfaqësuesi i delegatëve të 2 korrikut z. Muharrem Shabani ndërsa me Mirënjohje post-mortum ju nda Kadrije Bajrami Ismajlit delegate e 2 korrikut.

Edicioni i 26 i garave në futboll të vogël për nder të 2 korrikut që u zhvillua në Beguncë nga 18 qershori, nxjerri dy finalistët TriBar&Euroshop dhe Centriumi1 ku pas ekzekutimit të penaltive fitoj “Tribar-Euroshop”. Para fillimit të ndeshjes me pik vallzimi modern u paraqiten nxënësit e ShFMU nga Begunca si dhe me përformancën e tyre u paraqit Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”

Në këtë ndeshje finale merrnin pjesë përffaqsues të institucioneve lokale dhe qendrore, delegatë të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut si dhe një numër i madh i shikuesve që arrin shifrën me rreth 5000.

Këshilli organizativ shpalli më të merituarit e garave: Ekipi më ferplay “BinaTrans”. Vendi i tretë i takoj “SUXI IMPEX”, vendi i dytë “Centrum 1” dhe finalisti TriBar&Euroshop. Lojtari më i mirë Dibran Haxhiu, Portieri më i mirë Bajram Ramadani. Me falënderime u nderuan gjyqtarët Mervan Bejtullahu dhe Albion Rashiti, mirëmbajtësit e faqes së FCB “2 korrikut” dhe Klubi i Gjimnastikës për përformancë “Halil Alidema” udhëhequr nga trajneri Hazir Alidema./Aziz Zuka

You Might Also Like