Arti pamor

U hap ekspozita “Rikthimi në shtëpi” i Malisa Zymberit

Dje në Galerinë e Arteve u hap ekspozita “Rikthimi në Shtëpi – Babit”, kuruar nga Malisa Zymberi. Kështu ka shkruar për këtë ekspozitë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

Një udhëtim i thellë emocional dhe artistik, i ndërtuar mbi kujtimet dhe arkivin e Bajram Zymberit – një prej fotografëve të parë të Gjilanit, që për dekada dokumentoi jetën e qytetit tonë me pasion. Ai ka falënderuar Malisën për këtë rrëfim prekës që na e rikthen kujtesën kolektive përmes syve të babait të saj.

You Might Also Like