Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancen e tretë të rregullt për këtë vit. Fillimisht Bajram Sokoli dhe Lendita Demelezi nga LVV, kanë bërë betimin si këshilltarë të rijnë të këtij kuvendi komunal, pasi që dy ish këshilltarët komunal nga ky subjekt, Mirlinda Sadiku-Tishuku dhe Nijazi Isaku, janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit nacionale si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kurse Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, i ka uruar dy këshilltarët që sapo janë bërë pjesë e këtij organi. Ai i ka njoftuar të pranishmit edhe me vlerësimin e ligjshmërisë për dokumentet që janë miratuar më parë në kuvendin komunal të Vitisë.
Kryesuesi Pira, gjithashtu ka paraqitur edhe të dhënat e fundit lidhur me pandeminë dhe ju ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e virusit Covid-19. Përndryshe gjatë kësaj seance janë votuar me shumicë votash këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e KK-së.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Vitisë.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-1373, të datës 29.12.2020, për miratimin e listës së veçante të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2021.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-98, i datës 01.03.2021, paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmase ankandit publik ( parkingjet publike).
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-110/05-102, të datës 01.03.2021, për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-97, i datës 01.03.2021, për autorizimin e Kryetarit të Komunës për Këmbimin e pronave Komunale.
Aziz Zuka