Halimi ka thënë për Lajmi.net se pas bashkëpunimit me DJ. Valeey-n janë dakorduar që kjo këngë të bëhet në versionin e ‘techno house’.
“Kjo kange ka dalë si ide që të bëhet në forme akostike me kitarë dhe vokal, por pas bashkëpunimit me DJ. Valeey-n kemi ra dakord që kjo këngë të bëhet në versionin e techno house dhe ka një kohë të gjatë qe e kam performuar edhe në paraqitjet live nëpër evente të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës”, ka thënë Halimi.
Ai tha se kjo është këngë e kohës se rezistencës së të rinjve për mbijetesë në vendin e tyre ndaj okupatorit, thirrje për të gjithë ata që pa dëshirën e tyre kanë lëshuar vendin.
“Kemi punuar gjatë që kjo këngë të dalë si përpunimi më i mirë dhe vepra më artistike, ashtu siç është e prezantuar dhe kënduar nga këngëtari i madh i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, të cilin e falënderojmë pafundësisht për mbajtjen gjallë të këngës shqipe dhe përkrahjen e tij për gjithë artistët shqiptarë para dhe pas luftës në Kosovë”, ka deklaruar artisti gjilanas, Valdrin Halimi.
“Dua ta falënderoj autorin e tekstit z. Izet Rraci i cili na lejoji që të bëjmë ndërhyrjen në tekst, sikurse Biggy Image që e ka realizuar këtë video incizim më përkushtim të jashtëzakonshëm dhe njerëzit të cilët ndihmuan të bëhet këngë e kohës së re dhe e pashuar”, ka përfuduar Halimi.
Përndryshe, javë më parë artisti i njohur nga Gjilanit, Valdrin Halimi, ka lansuar këngën “Hajt”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku./Lajmi.net/
https://youtu.be/dj6bqokjj5U