Viti

Vdiq dhe u varros me nderime veterani i arsimit dhe ish- sportisti Faruk Hoxha nga Sllatina e Ulët

 

 Edhe një lajm i hidhur dhe që pikëlloi qytetarët e fshatit Sllatinë të Ulët dhe të komunës së Vitisë u kuptua në orët e pasdites së djeshme se ka ndërrua jetë veteran i arsimit dhe sportisti  dhe punëtori sportive Faruk Hoxha.

Pas një sëmundje të shkurtër por të rëndë, vdekja atë e gjeti në moshën 70 –vjeçare. Faruk Hoxha me vite të tëra ka punuar si mësues në Shkollën fillore në Viti fillimisht dhe në fshatin e tij të lindjes në Sllatinë të Ulët të Vitisë.

I ndjeri krahas profesionit të mësuesit ku edukoi shumë gjenerata nxënësish ai u dallua edhe në aktivitetet e ndryshme e veqmas ishte një sportist I dalluar në futboll dhe hendboll.

Ai ishte pjesë e KF Vllaznia të Pozharanit që nga themelimi i këtij klubi në vitin 1973 dhe ishte futbollist i gjeneratës së parë të këtij klubi. Edhe pas ndërprerjes së karrierës së tij prej futbollisti, Faruk Hoxha nuk iu nda sportit ku aktivishte merrej me aktivitete sportive duke punuar me të rinjtë për çka edhe nga Kompetentet e sportit të kësaj komune u nderua dhe u shpall edhe punëtor më I mirë sportiv.

 

Edhe KF Vllaznia e Pozharanit me rastin e vdekjes së tij ka shpreh ngushëllime përmes një telegrami familjes së të ndjerit duke u shprehur se me dhembje të thellë morën lajmin e dhembshëm për shuarjen nga jeta të njërit nga futbollistët e klubit tw gjeneratës së parë.

Të themi se i ndjeri Faruk Hoxha u varros sot me nderime në varrezat e fshatit Sllatinë e Ulët e lamtumirën e fundit të ndjerit ia dhanë një numër i madh i qytetarëve të kësaj komune por edhe nga komunat fqinje./Aziz Zuka

 

Legjenda :Foto: Faruk Hoxha

 

 

You Might Also Like