Viti

Ka ndërruar jetë Nexhmedin Jakupi, drejtor i Drejtorisë së Sherbimeve Publike në Viti

Ka vdekur sot në orët e para të mbrëmjes  Nexhmedin Jakupi, drejtor komunal në Viti. Lajmin e ka bërë publik kryetari i Komunës, Sokol Haliti.

“Të shokuar nga lajmi për vdekjen e drejtorit shembull, Nexhmedin Jakupi”, ka thënë ai.

Dita e sotme nuk ka mundur të përfundojë më rëndë, se sa me lajmin për vdekjen e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë, Nexhmedin Jakupi.

Jemi të shokuar dhe të prekur thellë nga humbja e një drejtori shembullor dhe të një bashkëpunētori të përkushtuar e të palodhur.

Nexhmedini nuk kurseu veten në asnjë moment. Ishte në dispozicion, kohë e pakohë, ditën dhe natën, ditëve të pushimit dhe të festave, për t’u ofruar qytetarëve shërbimet publike.

Ishte nder dhe kënaqësi të punoja për gati tetë vite me një njeri të urtë, punëtor, të sinqertë e të afërt, siç ishte Nexha.

Ngushëllime familjes Jakupi, të afërmve, banorëve të Radivojcit, miqve, kolegëve dhe institucioneve komunale”, ka shkruar Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like