Velekinca e Mulla Idriz Gjilanit, me anë të një takimi të nënshtabit atje, ka konfirmuar organizimin dhe mobilizimin e madh për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, e ka falënderuar nënshtabin e Velekincës për angazhimin e madh në mobilimin, në përkrahje të Vjosa Osmanit dhe listës kandidatëve të LDK’së nga kjo komunë.
Ndërkohë, kryetari i nënshtabit atje, Salih Kqiku, u shpreh se tash e tri javë po punojnë me ngulm në mobilizimin e strukturave për fitoren e madhe të LDK’së.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kandidatët për deputet nga LDK e Gjilanit, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani dhe Faton Bislimi, të cilët kanë shprehur falënderim për Velekincën për përkrahjen e madhe.
Gjilan,
19 shtator 2019