Vihet gurthemeli i aneksit të garazheve e zyreve të zjarrëfikjes dhe emergjencave
Është vënë gurthemeli i aneksit të garazheve për Njësinë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, si dhe zyreve të Qendrës Operative Emergjente Rajonale, QOER-112.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, tha se kjo po bëhet për krijimin e kushteve më të mira për këto dy njësi.
Sipas tij ky objekt do ta lehtësoi punën e këtyre shërbimeve profesionale.
“Në të ardhmen planifikohet të ndërtohen edhe dy nën stacione në Zhegër dhe Përlepnicë”, tha Bejtullah Osmani.
Drejtori pë Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se njësia profesionale ka 32 zjarrëfikës, derisa kanë të angazhuar edhe 15 zjarrëfikës vullnetar.
Edhe Salih Mustafa, koordinator rajonal për emergjenca në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, falënderoi Komunën e Gjlanit për ndërtimin e këtij aneksi.
“Kjo godinë do të na krijon kushte më të mira pune. Deri tash kjo qendër i ka ndërruar zyrat në nëntë lokacione dhe ky do të bëhet i dhjeti”, tha Salih Mustafa.
Koordinatori rajonal për emergjenca 112, tregoi se i mbulojnë 11 komuna dhe ku kishin mbi 4000 raste.