Futboll

Vjen fitorja e parë edhe atë kundër kampionit

Vllaznia e Pozharanit ka shijuar gëzimin e parë në Superligën e Kosovës në futboll e fitorja e tyre ka vlerë edhe më të madhe pasi që është arritur ndaj kampionit në fuçi, Trepça ’89. Vllaznia ka shënuar dy herë e Trepça ’89 vetëm një herë.

Vendasit që vazhdojnë të luajnë në Gjilan, në epërsi erdhën në minutën 25, kur Almedin Murati pranoi një top nga Rexhepi brenda zonës dhe me saktësi arrin të dërgon topin në rrjetë për ti kaluar vendasit në epërsi, 1-0.
Pak para fundit të pjesës së parë, mysafirët ia dolën që të barazojnë me një gol të bukur nga gjuajtja e dënimit, kur Rron Broja dha një goditje fantastike nga ndërperja.

Me të nisur pjesëloja e dytë Festim Alidema ka shfrytëzuar një gabim të mbrojtësit Asare dhe solli epërsinë për ekipin pozharanas.

Trepça deri në fund bëri shumë përpjekje, bile prej minutës 78 kishin një lojtar më shumë në fushë ngase Alban Rexhepi u zverdh për herë të dytë. Ekipi që drejtohet nga Bekim Isufi ia arriti që të mbrohet deri në fund dhe shijoi fitoren e parë.

You Might Also Like