OPINION

Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve!

Samir Berisha
Fillimisht duhet ta kuptojmë se vlerësimi si proces përveç faktit që është kompleks gjithashtu është shumë i vështirë dhe i ndjeshëm në përgjithësi. Ideja e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve nga ana e MAShTI-it në rrethanat ekzistuese dhe me kapacitetet aktuale mendoj se është i paarritshme dhe jo real mbi të gjitha.
Aktualisht MAShTI ka mungesa të madhe të Inspektorëve të Arsimit dhe mbulimi i një regjioni të tërë si ky i yni me këto kapacitete ekzistuese është i pamundur, madje edhe nëse i dyfishon është i pamjaftueshëm. Por, në këtë formë edhe nëse arrin t’a bëjë një vlerësim të tillë prapë se prapë mendoj se nuk është bërë hapi i duhur në këtë drejtim, fatkeqësisht.
Në gjendjen në të cilën gjendet arsimi në Kosovë përveç politikës mendoj se edhe formalitetin apo letrat duhet t’i lëm anash për një periudhë të shkurtër kohore. Mund të jesh doktor shkence, por kjo thirrje asessi nuk t’a siguron rezultatin dhe suksesin tek nxënësit.
Çdo matje e performancës së mësimdhënësve në qendër duhet t’a ketë rezultatin dhe suksesin e nxënësve me të cilët ka realizuar planprogramin ai mësimdhënës, jo përgatitjet apo paraqitjet (hospitimet) formale me letra.

You Might Also Like