Me rastin e pensionimit të Sami Hoxhës, PDK e vlerëson lartë përkushtimin dhe kontributin e tij profesional në fushën e Arsimit
Drejtori i Gjimnazit Shoqëror z.Sami Hoxha me sukses e përmbylli misionin e tij prej mësimdhënësi, por edhe të një udhëheqësi i cili ka lënë gjurmë të sukseseve të tij kudo që ka punuar dhe që është angazhuar ai.
Kontributi i Sami Hoxhës ka qenë gjithmonë i madh edhe në jetën politike e në institucione të ndryshme të komunës së Gjilanit.
Për Partinë Demokratike të Kosovës Samiu ka qenë dhe është një personalitet i rëndësishëm dhe i çmuar, i cili me përvojën e tij të jashtëzakonshme do të vazhdojë edhe më tutje të jetë pjesë aktive në strukturën e partisë.
Axha Cam ashtu qysh e thërrasim ne në parti, asnjëherë nuk është ndalë me punë të shumta, tani ai është pensionuar në arsim për nga vitet e arritura të jetës së tij, por ne besojmë se me energjinë e me vullnetin e tij të lartë që ka, ai do të jetë gjithmonë pjesë aktive në shoqërinë tonë kolektive e politike.
Në emër të strukturave të degës së PDK-së Sami Hoxhës i urojmë shëndet të mirë e lumturi bashkë me familjen dhe miqtë e tij.