Futboll

Vllaznia e Pozharanit me përforcime nga Senegali, Portugalia dhe Zvicra

Bordi i KF Vllaznisë nga Pozharani, anëtare e re e Sueprligës së Kosovës permes një komunikate per medie i është drejtuar anètarëve, simpatizantëve dhe tifozve të saj si dhe donatorwve se Kf”Vllaznia”, nga sot po fillon njè etapë e re e organizimit me standarde tè nivelit evropian.

Besim Halimi, kryetaar i Vllaznisë, ka thënë se skuadrès sonè që nga sot i wshtë bashkuar Faruk Pogragja, menaxher ndèrkombètar me seli nè Belgjikè.

“ Nè kuadrin e Kf.Vllaznisè sè shpejti do tè transferohen lojtar nga Senegali, Zvicra dhè Portogalia si dhe lojtar nga kampionati vendor, dhe se për më të rejat do ju njoftojm me kohë” ka thënë ai.

Pas arritjes së marrëveshjes me menagjerin e njohur shqiptar që vepron në Belgjikë, Faruk Pogragja, ekipi i Vllaznisë së Pozharanit do të hidhet në aksion për të transferuar futbollistë nga jashtë vendit, dhe për këtë jemi të vendosur duke potencuar se futbollistë nga Senegali, Zvicra dhe Portugalia pritet të zbarkojnë në Pozharan për të përforcuar Vllazninë. Kujtojmë që Vllaznia është inkuadruar në Superligë këtë edicion pas 44 viteve ekzistencë. Aziz Zuka

You Might Also Like