Futbollistët e Vllaznisë së Pozharanit kanë edhe një mundësi të mirë që të fitojnë ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, pasi që në ndeshjen që është paraparë që të luhet sot në Lipjan, futbollistët e Ulpianës, ekip vendas, fare nuk u paraqitën në fushë. Përkundër pritjes disaminutëshe, ekipi vendas fare nuk doli në fushë. Merret vesh se lojtarët e Ulpianës nuk u paraqitën në fushë për shkak të problemeve të brendshme. Merret vesh se nuk janë paguar obligimet ndaj lojtarëve, andaj ata nuk kanë pranuar që të dalin në fushë. Pritet që edhe zyrtarisht komisioni i garave të vendos që Vllaaznia të fitojë me rezultat zyrtar.
Futbollistët e Vllaznisë përmbyllin stinoren vjeshtor me rezultate të mira, të cilët ata i mbajnë në garë për katër vendet e para, që mundësojnë inkuadrim në rang më të lartë të garave.