Edicioni i sivjetmë i Kampionatit të Kosovës në Volejboll ndër femra do të nis me një kryendeshje. Dy ekipet më të mira në vend Drita e Gjilanit dhe Skenderaj do të përballen që në ndeshjen e parë e cila do të zhvillohet në Gjilan këtë të diele.
Skenderaj pati dominuar viteve të fundit në volejbollin femëror, por në edicionin e kaluar dhe atë të mëparshmin ishte pikërisht ekipi gjilanas që fitoi të gjitha kupat e mundshme. Edhe sivjet pritet që rivalitetit më i madh të jetë pikërisht në mes të këtyre dy ekipeve. Kjo ndeshje për ekipin gjilanas do të jetë edhe një test para përballjes historike në Ligën e Kampioneve, ku ekipi gjilanas do të ndeshet me kampionin e Bullgarisë, Marica Plovdiv.