Sot në minierën e Artanës ndodhi një aksident tragjik me ç’rast humbën jetën dy minatorë, njëri inxhinier e tjetri punëtorë.
Haki Arifi dhe Idriz Gerbeshi e nisën punës si për çdo ditë që me vite e vite e bënë këtë punë, por ky mëngjes i kësaj të marte ishte tragjik për ta.
Gjatë gjithë ditës, sa qëndruam te hyrja e horizontit të pestë, dhimbja dhe mërzia ishte e madhe si nga familjarët, minatorët dhe gjithë të pranishmit.
Duke ju shprehë ngushëllime familjarëve lutem që trupat e pajetë të Hakiut dhe Idrizit të nxirren sa më shpejtë dhe dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos na përsëriten kurrë.