Kamenicë

Zeka: Drejtësia duhet të veprojë

Zhvillimet më të fundit në Kosovë pas krijimit të qeverisë, ku ndër të tjera është përmendur edhe emri i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i ka komentur edhe Izmi Zeka, i cili ndër të tjera ka theksuar se drejtësia duhet të veprojë.

Sipas Zekës, këto ditë po ka debat rreth Ministrit të ri të Bujqësisë z.Nenad Rikalo. Nëse ka argumente se ai është përfshi gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve e sidomos me dëshmitarë të gjallë atëherë këtu nuk duhet të ketë diskutim të gjatë. Përveç largimit nga qeveria që është problem më I vogël, ai duhet të ndiqet nga prokuroria dhe të fillojnë hetimet ndaj tij. Askush nuk mund të fshihet me petkun qeveritar e që I ka shërbyer një pushteti vrastar serb dhe gjenocidin që e ka bërë në Kosovë ndaj popullatës shqiptare. Organet e hetuesisë duhet të fillojnë pa humbur kohë për rastin e tij.

 

You Might Also Like