Gjilan

AAK në Zhegër e Lladovë

Kryetari i AAK-së Dega në Gjilan, njëherit dhe kandidatë për deputet në Parlamentin e Kosovës Rexhep Kadriu, ka vazhduar sot me vazhdën e vizitave si pjesë parapërgatitëse për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 11 qershor.

Kadriu, i shoqëruar me anëtarë të strukturës së tij, sot kanë qëndruar në Zhegër, ku nga afër kanë bashkëbiseduar me banorë në lidhje me problematikat më shqetësuese që i preukopojnë ata.

Kryetari i AAK-së në Gjilani, i cili është edhe nënkryetar i komunës Rexhep Kadriu, tha se ka zgjedhur që nga afër të bisedojë me bashkëqytetarët e tij, në mënyrë që të arrijnë të lokalizohen problemet veq e veq dhe të arrihet një zgjidhje adekuate për to.

“Mungesa e liderit Ramush Haradinaj përgjatë shumë viteve, ka penguar ecjen e shumë proceseve në vend, mirëpo tani është koha që besimin t’ia japim liderit Haradinaj dhe me punë dhe përkushtim ti kalojmë të gjitha pengesat që nuk na kanë lërë të zhvillohemi deri në këto ditë. Se jemi të aftë të kalojmë cfarëdo lloj pengese, e kemi dëshmuar në bashkëqeverisjen komunale, ku bashkë me dy drejtorët komunal Nazim Gagica dhe Agim Zuzaku, kemi bërë një punë të madhe”, ka thënë Kadriu.

“Zhegra e kalon konceptin e të qenit vetëm një fshat i madh, ky vend nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj kryeministër, do të marrë statusin e një komune, sepse për këtë kemi punuar dhe kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme”, ka thënë në fund Kadriu.

Ndryshe, disponimi i qytetarëve të Zhegrës ka qenë i kënaqshëm, të cilët kanë thënë se koalicionin e madh PDK-AAK-NISMA e shohin si të vetmen shpresë për një të ardhme më të mirë në Kosovë dhe për integrimin e vendit në instanca ndërkombëtare.

As orët e mbrëmjes nuk e kanë ndaluar kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, për të vazhduar me vizitat nëpër nëndegë, ku ka qëndruar në fshatin Lladovë në një takim të hapur me banorët e këtij fshati. I pritur nga kryetari dhe struktura e nëndegës së Lladovës, kryetari Kadriu u takua me një numër të banorëve me të cilët hapur folën për shumë cështje preukopuese për këtë fshat.

Duke i ditur nevojat që banorët e këtij fshati kanë dhe duke u njoftuar nga afër edhe me kërkesat, kryetari Kadriu ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që ti dali në ndihmë atyre.

“Si kryetar i AAK-së në Gjilan, por edhe si nënkryetar i komunës, jam i njoftuar mirë me kërkesat që ju keni, pasiqë edhe shpesh jemi takuar dhe kemi biseduar. Sic e dini dhe e keni parë përpjekjen time për t’iu dalë në ndihmë, këtë premtojë se do të vazhdojë ta bëjë edhe atëherë kur mundësitë për të zgjidhur probleme do të jenë të garantuara. Prandaj, ju them se ka ardhur koha e njerëzve të mirë, koha e një qeverisje që punon dhe ofron kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, ka thënë Kadriu.

“Me Ramush Haradinaj kryeministër, do të jemi dëshmitarë të një epoke të re dhe të ndritur që do të nisë për Kosovën, do të jemi dëshmitarë të punës, të përgjegjësisë dhe të besës. Qeveria Haradinaj do të identifikohet me emrin “Qeveri e Punëve të Kryera”, ka thënë në fund kryetari Kadriu.

Ndërkaq banorët e fshatit Lladovë e kanë falenderuar kryetarin Kadriu për gjithcka që deri më tani ka bërë për ta, ndërsa i kanë premtuar mbështetje në këtë rrugëtim, të cilin thanë se bashkë e nisëm dhe bashkë do ti dalim në krye.

Ndryshe, në këtë takim kryetari Kadriu, i cili njëherit është edhe kandidat për deputet nga radhët e kolaicionit PDK-AAK-NISMA, është shoqëruar nga anëtarë të strukturës, të cilët po e përkrahin fuqishëm kandidaturën e tij.

You Might Also Like