OPINION

Agresori nuk mund t’i kushtëzoj negociatat

Ismajl Kurteshi, deputet

Serbia, që ka vra, përndjekur, burgosur, torturuar dhe dëbuar nga trojet e tyre etnike, një numër jashtëzakonisht të madh të shqiptarëve që nga viti 1878.

Serbia, që ka plaçkitur e uzurpuar shumë prona, fonde, artefakte të trashëgimisë kulturore dhe dokumente të shqiptarëve.

Serbia, që ka okupuar sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha të trojeve etnike shqiptare.

Serbia që nuk po i kthen trupat e 1665 të pagjeturve.

Serbia që aktualisht po ndërhyn e po e bllokon funksionimin normal të institucioneve të Kosovës.

Serbia që nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

E njëjta Serbi po i kushtëzon negociatat me Kosovën, të cilat negociata po i nevojitën më shumë asaj se Kosovës, negociatat përmes të cilave ka për qëllim ta dëmtoj më tutje shtetin e Kosovës në çdo aspekt.

Serbia insiston që edhe më tutje tregun e Kosovës ta shfrytëzon si të vetin, kurse ajo, në të njëjtën kohë, angazhohet maksimalisht për zhbërjen e Republikës së Kosovës. Çështjen e taksave (tregut) e ka bërë problem ndërkombëtar dhe e ka vu kusht për vazhdimin e negociatave.

Është për t’u habitur se si disa nga vendet me traditë demokratike e vende mike të Kosovës po e përkrahin kushtëzimin e Serbisë dhe po bëjnë presion mbi institucionet e Kosovës për heqjen e taksës.

Të njëjtit nuk po reagojnë për veprimet armiqësore të Serbisë karshi Kosovës si në ndërhyrjet në planin e brendshëm si në ndikimin e saj në planin ndërkombëtar, ku Serbia po paraqet problem serioz për integrimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Përkundër respektit për miqtë ndërkombëtar, Kosova, si shtet sovran duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të vendit, pavarësisht kërkesave të tjerëve.

Miqve ndërkombëtar duhet t’ju shpjegojmë se me Serbinë nuk mund të normalizohen marrëdhëniet duke bërë kompromise në dëm të vendit. Këtë e dëshmojnë kompromiset e dhimbshme të Kosovës që i kanë bërë gjatë viteve

të fundit përfaqësuesit kompromis gji , e që nuk e kanë kënaq Serbin, por vetëm i kanë rrit kërkesat e saj karshi Kosovës.

Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje të ngutshme, Serbisë po i ngutet me e përmbush kapitullin 35, që ka të bëjë me fqinjësinë e mirë dhe saktësimin e kufijve.

Serbia i ka borxh Kosovës, kjo mund të argumentohet pa asnjë problem, borxhet që Serbia ja ka qytetarëve të Kosovës nuk ka të drejt askush t’i fal, prandaj ajo duhet t’i paguaj borxhet.

Marrëveshja e qëndrueshme nuk mund të arrihet mbi bazën e kompromiseve. Ajo arrihet mbi bazën e argumentimeve që definojnë se kujt çka i takon, prandaj Kosova nuk duhet të bëjë kompromise, palët duhet t’ju binden argumenteve.

Askush në emër të Kosovës nuk guxon ta fut në Pazar pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit.

Vetëm një marrëveshje e drejt, e arritur pa presione, mbi bazën e forcës së argumenteve e jo mbi argumentin e forcës është zgjidhje për te dyja palët.

Taksa mbi produktet e Serbisë është vendim i drejt, por qytetarë e Kosovës duhet ta zgjidhin këtë problem, përmes bojkotimit të tyre, ashtu si që ndodhë me produktet shqiptare në Serbi, ky është parim i reciprocitetit që aplikohet gjithkund në botë.

Ismajl Kurteshi, shkurt 2019

You Might Also Like