Futboll

Drita ngec në luftën për titull, barazon me Gjilanin

GJILANI – DRITA 1-1

– Mbyllet ndeshja!

90+1′ Drilon Islami (Dri) gjuan nga distanca, por vetëm mbi portë.

+5 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim te Gjilani: Qëndrim Dautaj inkuadrohet në vend të Besar Musollit.

88′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

87′ Zëvendësim te Drita: Ergyn Ahmeti inkuadrohet në vend të Astrit Fazliut.

80′ Zëvendësim te Gjilani: Drin Govori inkuadrohet në vend të Fiton Hajdarit.

78′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të djathtën brenda zonës, por pret Enea Koliqi.

70′ Edison Kqiku (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

65′ Zëvendësim te Gjilani: Ardin Dallku inkuadrohet në vend të Shend Kelmendit.

62′ Drilon Islami (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

59′ GOL! Esosa Priestley (Dri) gjuan brenda zonës pas një topi të mbrojtur nga Enea Koliqi dhe barazon rezultatin, 1-1.

57′ Zëvendësime te Drita: Drilon Islami dhe Esosa Priestley inkuadrohen në vend të Bujar Shabanit dhe Festim Alidemës.

48′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të djathtën pranë zonës, por topi shkon pranë portës.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësime te Gjilani: Edison Kqiku dhe Armend Halili inkuadrohen në vend të Arbër Çyrbës dhe Ardit Hilës.

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

45′ Bujar Shabani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

43′ Ardit Hila (Gjil) depërton bukur pranë hyrjes në zonë, por goditja e tij me këmbën e majtë shkon pranë portës.

42′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga ndërprerja, por mbi portë.

38′ Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit dhe Agim Maliqi, ndihmës trajner i Gjilanit ndëshkohen me karton të verdhë për shkak të protestave.

36′ Shend Kelmendi (Gjil) ndalet brenda zonës nga Ardian Cuculi, por gjyqtari kryesor Shpëtim Murtezi lejon që loja të vazhdojë. Skuadra e Gjilanit vazhdon ankesat në lidhje me këtë rast.

28′ Oltion Rapa (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

25′ Ardian Cuculi (Dri) gjuan me kokë, por fare pranë shtyllë pingule.

20′ GOL! Fiton Hajdari (Gjil) gjuan me kokë brenda zonës dhe ndryshon rezultatin në derbi, 1-0.

15′ Ardit Hila (Gjil) gjuan me të majtën, por mbi portë.

09′ Ilir Blakçori (Dri) harkon në zonë për Betim Haxhimusën, por Enea Koliçi braktis portën për ta shpëtuar një gol të sigurtë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Rapa, Useini, Veliu, Hila, Musolli, Progni, Hajdari, Çyrbja, Kelmendi. Kryetrajner: Ismet Munishi

Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Alidema, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Valbon Hoxha

Stadiumi i qytetit në Gjilan

You Might Also Like