Gjilan

Fadil Gashi nderohet me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Gjilan ku pati takim me Këshillin Drejtues të Degës së AAK-së, e ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe mobilizimi për zgjedhje, ka nderuar edhe me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”, personalitete të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe Fadil Gashin.

Kreu i AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, iu është gëzuar këtij nderimi duke thënë se nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan, Fadil Gashi i ka qëndruar besnik AAK-së duke kontribuar për shumë vite.

“Për këtë kontribut të madh, kryetari Ramush Haradinaj e ka çmuar Fadil Gashin, në nderim të punës dhe shërbimit me besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm me medaljen: “Me besim në Zot, Atdhe dhe Shtet”

You Might Also Like