Gjilan

FC Drita dhe Teatri i Gjilanit do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Klubi FC DRITA dhe Teatri i Qytetit në Gjilan tani e tutje do të kenë të zyrtarizuara bashkëpunimet, kjo falë një memorandumi që do të nënshkruhet nesër në zyrat e klubit.

Për herë të parë në Kosovë dhe jo vetëm, një klub futbolli arrin marrëveshje me një Institucion Kulturor, si Teatri i Qytetit.

Për detaje të marrëveshjes, FC DRITA i ka ftuar të gjitha mediat në konferencë, e cila do të mbahet nesër e martë, ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

You Might Also Like