Viti

Filluan punimet në zgjerimin e rrugës Vërban – Sadovinë e Jerlive

 

Në Vërban të Vitisë, kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës që lidhë këtë lokalitet me fshatin Sadovinë të Jerlive. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor por dhe banorë të fshatit Vërban kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë po realizon edhe një projekt të rëndësishëm infrastrukturor. “ Po vazhdojmë me realizimin e projekteve në komunën e Vitisë, sot jemi në fshatin Vërban ku sapo kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës aktuale. Me këtë projekt rritet siguria e pjesëmarrëseve në trafik”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq financimi i këtij projekti po bëhet nga buxheti komunal i Vitisë dhe pos zgjerimit të rrugës aktuale parashihet të bëhet edhe zgjerimi i urës. Përndryshe realizim i këtij projekti është mirëpritur nga banorët të cilët edhe kanë marrë pjesë në përurimin e fillimit të këtyre punimeve.Aziz Zuka

You Might Also Like