Futboll

Gjilani mposht Vllazninë në miqësore

Sport Club “Gjilani” e ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore me Vllazninë e Pozheranit, shkruan Sheshi.info

Kuqebardhët e fituan ndeshjen me rezultat prej 3:1. Golat për të besuarit e Ismet Munishin erdhën nga debutuesi Donjet Shkodra me pas Oltion Rrapa dhe Muhamed Dubova.

Gjilani është në formë shumë të mirë kohët e fundit, ku aktualisht renditet në vendin e 3-të me 13 pikë.

Më 16 tetor, do të zhvillohet një takim derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit në stadiumin e qytetit në Gjilan.

You Might Also Like