Gjilan

Intelektualët me një dedikim të veçantë

Adhuruesit më të flaktë të Dritës, Intelektualët, kanë përgatitur një spektakël në ballafaqim me Prishtinën. Ata kanë përkrahur ekipin e tyre gjatë tërë ndeshjes, duke qenë pjesë e fitores.

Mirëpo, e veçanta që ka ndodhur në tribuna ka qenë se pak para se të niste ndeshja, janë intonuar këngë patriotike në përkujtim të veprës së lavdishme të familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari, sikurse që është kënduar edhe Himni Kombëtar dhe është shpalosur një flamur gjigant kombëtar.

Kjo ngjarje arriti kulmin, kur u ngrit lart një pankartë e madhe me fotografinë e kryeheronjëve të familjes Jashari, sikurse edhe pankarta ku shkruante: “Ju na mësuat si duhet atdheu.”

You Might Also Like