Futboll

Juniorët e Vllaznisë së Pozharanit po shënojnë rezultate shumë të mira në Ligë e parë të Juniorve të Kosovës

Përdersa skuadrës së seniorve të Vllazisë së Pozharanit e cila po bënë gara në elitën e futbollit të Kosovës, punët nuk janë duke I shkuar mirë, sepse është në një krizë të rezultateve, kështu nuk mudë të thuhet edhe për skuadrën e Juniiorve të Vllaznisë e cila sivjet është kyqur në gara në Ligën e Parë të Juniorve të Kosovës.

C është e verteta, juniorët e vllaznisë janë duke bërë lojra të mira dhe rezultet nuk po mungojnë. Se është kështu tregojnë edhe rezultatet sepse djelmoshat e trajnerit Bashkim Kuka/ ish lojtarë I Vllaznisë I cili sa ishte lojtar aktiv ishte edhe golashenues më I mirë I skuadrës/, pas 7 javëve të zhvilluara në këtë ligë, janë në pozitën e dytë në tabelë në një konkurencë mjaftë të fortë ku bëjnë pjesë 12 ekipe.Juniorët e Vllazisë kanë 4 fitore e 3 humbje dhe me 12 pikë s kanë fituar radhitën në vendi e dytë pas skudrës së Drenicës nga Drenasi e cila ka 14 pikë dhe është lidere në tabelë.

Në javën e 7 Vllaznia si vendase e mundi Drenicën me plotë meritë me rezultat 4: 3 , me golat e P.Halabakut, Rexhepit dhe Xh.Rrahmanit që në këtë takim shnoi 2 gola.Pas kësaj fitoreje, për gzetëën është pronocuar trajneri Bashkim Kuka, I cili pasi përgëzoi djelmoshat e tij për lojë e mirë të zhvilluar dhe për fitore u shprehë se Vllaznia edhe pse për herë të parë bënë gara në këëtë nivel të garave, është treguar si skuadër e fortë dhe po shënon rezultate.”Jemi të bindur që me lojrat që

po bëjmë dhe angazhimi e lojtarëve do të arrij të mbetët deri në fund në këtë pozitë që ka aktualisht për të siguruar plasmani për të hyrë në Supërligë e juniorve të Kosovës ku do të mtë forcat me ekipet elitare të kësaj lige.

Dje bëmë një lojtë të mirë dhe shënuam gola ndaj skuadrës së Drenicës që është një ekip mjaft e fortë “ është shprehur mjaftë optimist Bashkim Kuka.

Ai me këtë rast nuk ka lënë pa falenderuar kryesinë e Vllaznisë për ndihmën që po jep për juniorët e vllaznisë duke iu bërë të mundur që të garojnë në Ligë e parë të Juniorve të Kosovës në futbollt.

Ai është I garuar bindur se ky fond I lojtarve të rinj që ka aktualisht dhe që po kalitet duke në këtë ligë do të jetë një “Bahqe “ e duhur edhe për skuadrën e seniorve të Vllaznisë për tu plotësuar me lojtarë nga ekipi I juniorëve./ Aziz Zuka

You Might Also Like