Futboll

Kika e nisi mbarë kampionatin

 

KF Kika nga Hogoshti e ka nisur mbarë kampionatin në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll. Hogoshtasit kanë ngadhënjyer me rezultat 1:0 ndaj KF Ramiz Sadikut në ndeshjen që është zhvilluar këtë të shtunë në Prishtinë.

Kika që ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, golin e vetëm e ka shënuar nëpërmjet lojtarit të saj Dardan Dërmaku, i cili më herët për mrekulli ishte shërbyer nga Kushtrim Rexhepi.

Lojtarët e Kikës që drejtohen nga Shefket Sermaxhaj, qysh në fillim kanë bërë me dije se sivjet prej tyre priten lojëra të mira.

You Might Also Like